Gjermani: Kundër antarësimit të Turqisë në BE

Gjermani: Kundër antarësimit të Turqisë në BE

Ditën e enjte gjermania ka bllokuar hapjen e kapitullit të ri në bisedimet e Turqisë për antarësimin në Bashkimin Evropian duke sjellë reagime të Turqisë, e cila kritikon kancelaren gjermane Angela Merkel për bllokimin e negociatave Truqi-BE. Ndërkohë qeveria gjermane ka kritikuar qeverinë turke për përgjigjen ndaj protestave anti-qeveritare ndërsa konservativët e Mekel kanë përjashtuar

Ditën e enjte gjermania ka bllokuar hapjen e kapitullit të ri në bisedimet e Turqisë për antarësimin në Bashkimin Evropian duke sjellë reagime të Turqisë, e cila kritikon kancelaren gjermane Angela Merkel për bllokimin e negociatave Truqi-BE.

Ndërkohë qeveria gjermane ka kritikuar qeverinë turke për përgjigjen ndaj protestave anti-qeveritare ndërsa konservativët e Mekel kanë përjashtuar nga programi i tyre antarësimin e Turqisë në BE.

Egemon Bagis, ministër për ccështjet evropiane ka akuzuar Merkel se po shfrytëzon ccështjet e antarësimit të Turqisë si një “material politik” meqë po kërkon rizgjedhjen në zgjedhjet e shtatorit në gjermani, shkruan REL.

Turqia ka kritikuar kancelaren gjermane Angela Merkel, pas raporteve se Berlini po bllokon hapjen e një kapitulli të ri në bisedimet e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Negociatat e antarësimit të Turqisë në BE mbështeten nga shumica e shteteve anëtare të bllokut por kundër  saj janë politikanët e Gjermanisë dhe Francës.

Javën e ardhshme Bashkimi Evropian pritet të takohet me zyrtarët.

\Enkeleda Cami\

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar