Gjermanët shpjegojnë skemën qesharake

Thomas Muller shpjego se rënia e tij e çuditshme kur po përgatitej të ekzekutonte një goditje dënimi në ndeshjen ndaj Algjerisë ishte një truk për të mashtruar kundërshtarët.  “Ishte e menduar më parë. Për pak sa nuk funksionoi”, tha mesfushori i përfaqësueses gjermane. Me rezultatin 0-0, Gjermania fitoi një goditje dënimi në minutën e 88,

Thomas Muller shpjego se rënia e tij e çuditshme kur po përgatitej të ekzekutonte një goditje dënimi në ndeshjen ndaj Algjerisë ishte një truk për të mashtruar kundërshtarët. 

“Ishte e menduar më parë. Për pak sa nuk funksionoi”, tha mesfushori i përfaqësueses gjermane.

Me rezultatin 0-0, Gjermania fitoi një goditje dënimi në minutën e 88, 25 metra larg portës. Muller u bashkua pranë topit së bashku me Toni Kroos, Mesut Ozil dhe Bastian Schëeinsteiger. Ky i fundit vrapoi dhe e kapërceu topin.

Më pas, Muller u nis për të goditur, por u rrëzua në gjunjë në hapat e para dhe u ngrit menjëherë duke vrapuar drejt murit mbrojtës të algjerianëve. Toni Kroos u mundua t’i dërgonte topin me një parabël të lehtë, por mbrojtësit e Algjerisë kuptuan gjithçka duke larguar rrezikun.

“E kemi praktikuar shpesh këtë skemë në stërvitje dhe gjithmonë ka funksionuar, por kur nuk del, duket idiotësi”, tha Toni Kroos.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar