Gjenevë, seancat për të drejtat e njeriut në Shqipëri

Gjenevë, seancat për të drejtat e njeriut në Shqipëri

Të Drejtat e Njeriut në Shqipëri do të merren në shqyrtim për herë të dytë nga Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, ditën e Hënë dhe të Martë më 15 dhe 16 korrik, në seanca të cilat do të transmetohen drejtpërsëdrejti në Internet. Sipas Marrëveshjes Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe

Të Drejtat e Njeriut në Shqipëri do të merren në shqyrtim për herë të dytë nga Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, ditën e Hënë dhe të Martë më 15 dhe 16 korrik, në seanca të cilat do të transmetohen drejtpërsëdrejti në Internet.

Sipas Marrëveshjes Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, e cila është një ndër traktatet kryesore ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, Shqipëria duhet t’i nënshtrohet kontrolleve të rregullta të Komitetit për të Drejtat e Njeriut. në lidhje me zbatimin e të drejtave të njeriut .Hera e fundit që Shqipëria u paraqit përpara këtij Komitetit ishte në vitin 2004.

Seancat do rë zhvillohen më 15 korrik nga ora 15:00 – 18:00 dhe në datën 16 korrik nga ora 10:00 – 13:00, me orën e Gjenevës. Komiteti, që përbëhet nga 18 ekspertë të pavarur, do të zhvillojë një dialog me delegacionin e Shqipërisë mbi pyetje që lidhen me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend.

Shqipëria, si një nga 167 vendet anëtare të Marrëveshjes, i ka dërguar Komitetit një raport mbi zbatimin e detyrimeve të saj për të drejtat e njeriut, e gjithashtu edhe disa organizata jo-qeveritare kanë dërguar raporte për t’u marrë në konsideratë nga Komiteti.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar