Gjeneralët e shkarkuar: Vendimi i Nishanit i paligjshëm

0

Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme tre gjeneralët e shkarkuar pak ditë më parë nga Presidenti Bujar Nishani e cilësuan të paligjshëm shkarkimin e tyre.

Ata kërkuan nga kreu i shtetit të citojë nenin ku është mbështetur për shkarkimin e tyre nga detyra, duke theksuar se dekreti mbi bazën e të cilit është marrë ky vendim është i paligjshëm.

“Dekretet e Presidentit për lirimin nga detyra kanë mospërputhje ligjore dhe janë dërguar në rrugë postare. Presidenti ka injoruar ligjin pasi dekretet e tij janë publikuar me vonesë. Heshtja nuk i shërben askujt, ata që kanë bërë këtë të japin një shpjegim. I bëjmë thirrje Presidentit të na citojë nenin ku është mbështetur për shkarkimin tonë”, u shprehën gjeneralët gjatë fjalës së tyre.

Ky reagim vjen si pasojë e faktit se disa ditë më parë Presidenti Bujar Nishani dekretoi shkarkimin nga detyra të tre gjeneralëve të lartë në radhët e Forcave të Armatosura Shqiptare.

/Erzen Carja/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here