Ja gjendja e rrugëve në orët e fundit

0

Në zonat kryesore  të vendit vazhdon të ketë vështirësi në qarkullim për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta, bën të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

ARRSH njofton se krahasuar me ditët e mëparshme përgjithësisht  gjendja e akseve nacionale paraqitet e përmirësuar. Në njoftimin për mediat bëhet me dije se deri në orën 09:00 situata e kalushmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Qarku Tiranë           

Në akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht. Qarkullimi rekomandohet te kryhet me kujdes në segmentet qe nuk i zë dielli, pasi aty formohen ngrica.

Qarku Durrës

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik të rënduar në akset e këtij qarku.

Qarku  Elbasan        

Aksi  Librazhd – Steblevë është i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhirë. Aksi Elbasan – Gjinar kalohet normalisht. Rekomandohen zinxhirët për shkak të ngricave në aksin Librazhd – Stebleve dhe të evitohen parakalimet në vendin ku rruga ngushtohet.

Qarku Berat

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve.  Të bëhet kujdes për shkak të fluksit të makinave dhe në segmentet rrugore ku punohet.

Qarku Vlorë 

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset.

Qarku Gjirokastër   

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos në segmentet rrugore që nuk i zë dielli, sepse në këto vende formohen ngrica.

Qarku Korçë

Vazhdon puna për hedhjen e kripës dhe skorjeve në akset me prezencë te ngricave,  temperaturat gjatë natës kanë qënë të uleta.  Qarkullimi kryhet pa zinxhire në të gjitha akset e qarkut të Korçës. Por nga temperaturat e ulëta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet që mjetet të jenë të pajisur me zinxhire.

Qarku Kukës

Është bërë pastrimi i rrugëve dhe janë spërkatur me kripë. Disa akse qarkullohen pa zinxhirë.Në akset Kukës-Draj Reç dhe Bajram Curri-Kam ka prani ngricash.    Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në këto akse:Bajram Curri-Kam dhe Kukesi – Draj Reç (Rruga e Rinise), per shkak te temperaturave shume te uleta.

Qarku Dibër 

Vazhdon hedhja e kripës ,për  shkak të temperaturave shumë të uleta gjate natës.  Ka prani ngricash në akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj, Qafe Bualli-Kraste. Qarkullimi rekomandohet  të kryhet me zinxhirë në akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Qafe Bualli-Kraste,  Peshkopi-Qafe Draj(Rruga e Rinise) dhe ne segmentin Sllove-Kalaja e Dodes.

Qarku Shkodër

Vazhdojnë temperaturat e uleta.  Aksi Qafe Mali-Flet dhe Qafe Mali – Qafe Shllak ka ngrica qe po trajtohen me kripe. Edhe ne aksin e Razmes ka prani ngricash.      Qarkullimi ne akset e Qafe Mali –Flet, Qafe Mali – Qafe Shllak, dhe ne aksin e Razmes, rekomandohet te behet me zinxhire.

Qarku Fier    

Nuk ka probleme per qarkullimin. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit të qarkullimit në superstraden Fier – Lushnje

Qarku Lezhë 

Nuk ka probleme për qarkullimin. Të gjitha akset janë të pastruara. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here