Gjendet turisti i humbur në malet e Jezercës

Gjendet turisti i humbur në malet e Jezercës

Gjendet i gjallë turisti çek i humbur  i ditës së djelë në malet e Jezerces, në veri  të vendit. Një helikopter i ushtrisë zhvilloi kërkime intensive, ndersa sot 25 vjeçari Pavël Prazak u gjet i zhytur në dëborë. I riu ndodhej në mal për alpinizëm me një grup turistësh, por gjatë ecjes ishte rrëzuar, duke

Gjendet i gjallë turisti çek i humbur  i ditës së djelë në malet e Jezerces, në veri  të vendit. Një helikopter i ushtrisë zhvilloi kërkime intensive, ndersa sot 25 vjeçari Pavël Prazak u gjet i zhytur në dëborë. I riu ndodhej në mal për alpinizëm me një grup turistësh, por gjatë ecjes ishte rrëzuar, duke humbur kontaktet  me grupin.

25 vjeçari qëndroi më shumë se 12 orë në zonën e quajtur “Liqenet e Fierzës” me një lartësi më shumë se 2500 metra mbi nivelin e detit.

Turisti kishte ndrydhur këmbën dhe është transportuar në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë,ku ndodhet jashtë rrezikut për jeten.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar