Gjendet një person i vrarë në Elbasan

0

Një person është gjetur  i vrarë  me armë zjarri mëngjesin  e sotëm në banesën e tij në  qytetin e Elbasanit.

Viktima i identifikuar nga policia si Erkand Xhezairaj me banim në lagjen “Shënkoll” është  gjetur i vrarë nga motra e tij e cila e ka gjetur viktimën të mbuluar nga gjaku.

Sipas të dhënave paraprake nga policia  si prova materiale është gjetur  një pistoletë, por akoma nuk janë bërë të qarta rrethanat e ngjarjes.

/Ariana Saraçi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here