Kalabri, gjendet gomonia me klandestinët pakistanezë e sirianë

Gomonia e cila lëshoi sinjalin SOS në ujrat shqiptare është gjetur sot nga policia italiane në brigjete e Kalabrisë. Në gomone gjenden 32 klandestinë nga Pakistani dhe Siria, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Fillimisht autoritetet shqiptare dhe italine deklaruan se në bordo ndodheshin 27 klandstinë, por me gjetjen e saj numri i

Gomonia e cila lëshoi sinjalin SOS në ujrat shqiptare është gjetur sot nga policia italiane në brigjete e Kalabrisë. Në gomone gjenden 32 klandestinë nga Pakistani dhe Siria, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Fillimisht autoritetet shqiptare dhe italine deklaruan se në bordo ndodheshin 27 klandstinë, por me gjetjen e saj numri i tyre ishte më i madh.

Sinjalin SOS gomonia e ka dhënë në Kanalin e Otrantos, ku është kapur nga qendra e radarëve në Romë, e cila u kërkoi ndihmë Rojes Bregdetare të Shqipërisë.

“Sipas komunikimit me MRÇ Romë, dje më datë 2 shtator 2013, në orën 20.50, nga kanali i Otrantos është marrë një sinjal SOS nga një gomone me rreth 27 vetë në bord, të cilët dyshohet se janë klandestinë. Menjëherë në drejtim të rajonit të raportuar janë nisur dy anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, nga bazimi i Pashalimanit dhe Porto-Palermos, të cilat kanë kryer operacion kërkimi në det deri në orët e para të mëngjesit të sotëm”, bën më dije SHPFA

Pas kërkimeve të shumta nuk është bërë e mundur gjetja e gomones për arsye të mungesës së të dhënave të sakta. Kërkimet ka vazhduar intensivisht edhe nga pala italiana, ku u bë e mundur gjetja e saj në afërsi të Kalabrisë.

/Rovena Dupi/     

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar