Gjendet e vdekur 35-vjeçarja në Korçë

Gjendet e vdekur 35-vjeçarja në Korçë

Një 35-vjeçare nga fshati Sovjan i Korçës është gjetur ditën e sotme e vdekur në banesë. Nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar në vdekjen e saj, por dyshohet që tronditja nga vdekja e kushëririt të jetë një mundësi. Viktima është e afërme e 53-vjeçarit që vrau veten dhe bashkëshorten e tij dy ditë

Një 35-vjeçare nga fshati Sovjan i Korçës është gjetur ditën e sotme e vdekur në banesë.

Nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar në vdekjen e saj, por dyshohet që tronditja nga vdekja e kushëririt të jetë një mundësi. Viktima është e afërme e 53-vjeçarit që vrau veten dhe bashkëshorten e tij dy ditë më parë në kryeqytet.

Sipas bashkëshortit të viktimës, ajo ishte tronditur shumë nga ngjarja, pasi ka qenë shumë e afërt me kushëririn. Ai tregon se sot në mëngjes pasi ishte larguar nga shtëpia, ajo i kishte thënë se nuk ndjehej mirë, por kur ishte kthyer e kishte gjetur të vdekur.

Trupi u dërgua në morg për ekzaminimin mjeko-ligjor dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar edhe shkakun e vdekjes. Policia ndërkaq ka nisur hetimet.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar