Gjendet e pajetë foshnja e braktisur

0

Kosovë- Mëngjesin e sotëm është gjetur një foshnjë pa shenja jete, në deponimine  mbeturinave në Gërmovë, të fshatit Koshtovë të Mitrovicës. Foshnja është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë deklaruar se disa fëmijë ishin duke mbledhur metale dhe kanë gjetur foshnjën e braktisur. Menjëherë ata kanë lajmëruar njerëz të moshës më të madhe, të cilët thirrën autoritetet për ngjarjen e  ndodhur.

Ekipi i ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Prishtina mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa me autorizim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Deri në këtë moment nuk ka informacione për foshnjën e braktisur. Nuk dihet akoma se mbi kë bie përgjegjësia. Trupi gjykues po heton për zbardhjen e kësaj çështjeje.

/Izabela Zavalani/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here