Gjendet e gjallë pas 17 ditësh nën rrënoja

Gjendet e gjallë pas 17 ditësh nën rrënoja

Një grua është gjendur e gjallë në  rrënojat e një ndërtese të shembur 17 ditë më parë në Dhaka të Bangladeshit. Kreu i shërbimit zjarrfikës tha se gruaja e quajtur Reshma, ishte gjetur në mbetjet e katit të dytë. “Ajo nuk kishte dëmtime serioze dhe ishte në gjendje të fliste me shpëtimtarët”, theksoi ai. Lajmet

Një grua është gjendur e gjallë në  rrënojat e një ndërtese të shembur 17 ditë më parë në Dhaka të Bangladeshit.

Kreu i shërbimit zjarrfikës tha se gruaja e quajtur Reshma, ishte gjetur në mbetjet e katit të dytë. “Ajo nuk kishte dëmtime serioze dhe ishte në gjendje të fliste me shpëtimtarët”, theksoi ai.

Lajmet dramatike erdhën pasi ushtria tha se më shumë se 1 000 njerëz dihen tashmë të vdekur në këtë fatkeqësi. Ky numër pritet të jetë në rritje, pasi ekipet e punës kanë filluar largimin e rrënojave nga zonat me dëmtimet më serioze.

Pasditen e së premtes, oficerë të ushtrisë urdhëruan punëtorët të ndalonin pastrimin e sipërfaqeve kur u dëgjuan klithmat e gruas. Brenda disa minutave, qindra shpëtimtarë u mblodhën pranë vendit ku ajo u gjet.

Jo shumë kohë më pas, ekipet e shpëtimit arritën ta nxirrnin nga rrënojat. Ajo është transportuar në një spital ushtarak të Bangladeshit.

/Jola Lozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar