Gjendet droni me të cilin fluturoi “Shqipëria etnike”

Njoftohet nga Serbia se është gjendur në Pançevo droni që fluturoi  mbi stadiumin ku u zhvillua ndeshja Serbi-Shqipëri. Është fjala për mjetin fluturues i cili u lëshua mbi fushën ku zhvillohej ndeshja duke valëvitur flamurin e Shqipërisë etnike. Lajmi u konfirmua nga mediat serbe sipas të cilave është arrestuar edhe një person që thuhet të

Njoftohet nga Serbia se është gjendur në Pançevo droni që fluturoi  mbi stadiumin ku u zhvillua ndeshja Serbi-Shqipëri.

Është fjala për mjetin fluturues i cili u lëshua mbi fushën ku zhvillohej ndeshja duke valëvitur flamurin e Shqipërisë etnike. Lajmi u konfirmua nga mediat serbe sipas të cilave është arrestuar edhe një person që thuhet të jetë tifoz i “Yllit të Kuq” nga Beogradi.

Valëvitja përmes dronit e flamurit  mbi fushën serbe është konsideruar nga politikanët serbë si një provokimi i paramenduar. Presidenti, kryeministri si dhe zyrtarë të tjerë serbë e kanë anashkaluar dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të kombëtares sonë dhe drejtojnë gishtin vazhdimisht drejt shqiptarëve për  çfarë ndodhi.

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç, e cilësoi incidentin gjatë ndeshjes, ku një flamur i Shqipërisë së Madhe u dërgua mbi fushë si një “një atentat i kryer kundër vendosjes së miqësisë mes Serbisë dhe Shqipërisë”, dhe shtoi se e vetmja gjë që mungonte aty, ishte një bombë.

/Ilda Xhafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar