Gjenden eshtrat e Migel Servantesit

Eksepertët mjekoligjorë në Spanjë deklaruan disa muaj më parë se kishin gjetur varrin e gjigantit të letërsisë spanjolle dhe botërore Migel Servantes. Pas zbulimit të këtij varri ata arritën të gjenin eshtrat e tij, 400 vite pas vdekjes. Ata thanë se eshtrat e autorit të Don Kishotit dhe të shumë veprave të njohura në të

Eksepertët mjekoligjorë në Spanjë deklaruan disa muaj më parë se kishin gjetur varrin e gjigantit të letërsisë spanjolle dhe botërore Migel Servantes. Pas zbulimit të këtij varri ata arritën të gjenin eshtrat e tij, 400 vite pas vdekjes.

Ata thanë se eshtrat e autorit të Don Kishotit dhe të shumë veprave të njohura në të gjithë botën, i gjetën në një kishë të vjetër por të rindërtuar kohët e fundit. Me të ishin varrosur edhe bashkëshortja dhe të afërm të tjerë të Migel Servantesit. Ndaj ekspertët shprehen se do të jetë një punë e vështirë veçimi i eshtrave të autorit të letërsisë spanjolle.

Kjo punë kërkon kohë dhe do të jetë e lodhshme për ata, sepse eshtrat ishin të groposura të gjitha në një vend.

Gjithashtu, ekspertët mjekoligjorë ishin të kënaqur pas këtij zbulimi që rezultoi me sukses dhe pse ishte një punë e vështirë, por me e vështirë do të jetë veçimi i eshtrave të autorit të letërsisë së tyre.

 

/Rovena Mydini/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar