Gjasula nis aventurën me dy gola

Gjasula nis aventurën me dy gola

Mesfushori shqiptar Jurgen Gjasula në debutimin e parë te Liteks në Bullgari, nuk kıshte si t’i shkonte më mirë. Ai ndihmoi jo pak, që skuadra e tij e re të fitonte me rezultatin 4-1 ku ai ishte autor i dy golave. Gjasula është 27 vjeç dhe erdhi tek bullgarët e Liteks-it verën e këtij viti

Mesfushori shqiptar Jurgen Gjasula në debutimin e parë te Liteks në Bullgari, nuk kıshte si t’i shkonte më mirë. Ai ndihmoi jo pak, që skuadra e tij e re të fitonte me rezultatin 4-1 ku ai ishte autor i dy golave.

Gjasula është 27 vjeç dhe erdhi tek bullgarët e Liteks-it verën e këtij viti nga Bundesliga 2 e Gjermanisë.
Golin e parë Gjasula e ka realizuar nga pika e bardhë e 11-metërshit, pas një penalltie të fituar nga shqiptari tjetër, shkodrani Armando Vajushi. Pa kaluar 3 minuta nga goli i tij i parë Gjasula i gëzohet golit të dytë duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-1 por kjo nuk ishte mjaftueshëm për dy shqiptarët. Liteks shënon edhe dy herë në pjesën e dytë. Goli i 3 erdhi në minutën e 59 dhe vetëm 5 minuta nga fundi vjen edhe vulosja e rezultatit 4-1, gol ky i shënuar nga Armando Vajusha.

Dy shqiptarët ishin titullarë në këtë ndeshje ku patjetër ishin më të mirët e mbrëmjes.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar