Gjakovë,vritet pasagjeri në autobus

0

Një 18-vjeçar është qëlluar për vdekje sot në autobus pas një konflikti që pati me njërin nga pasagjerët.

Vrasja është bërë rreth orës 14.00 në një autobus ndërurban, i parkuar në një nga peronat e stacionit të autobusëve në Gjakovë.

V.K 18-vjeç nga fshati Dallashaj i Gjakovës është qëlluar për vdekje, Vdekja e tij është konfirmuar më vonë edhe në Spitalin Rajonal të Gjakovës ku është dërguar më disa çaste pas incidentit. Në këtë incident një person tjetër është plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën,

“Jemi në kërkim e sipër të dyshuarve”, ka thënë shkurt pas  incidentit, komandanti i stacionit të Gjakovës Kristë Gjokaj.

/Sonila Duka/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here