Gilman Lika tek Skënderbeu? Sot fjala e fundit

Gilman Lika tek Skënderbeu? Sot fjala e fundit

Mesfushori shkodran Gilman Lika pritet të jetë lojtar i Skënderbeut të Korçës sezonin e ardhshëm. Lika ka qenë një dëshirë e hershme për korçaret, që mesa duket do të realizohet. Ditën e sotme do të zhvillohet një takim midis administratorit të Tiranës, Krenar Alimehmeti, dhe presidentit të Skënderbeut, Adrian Takaj, për të vendosur të ardhmen

Mesfushori shkodran Gilman Lika pritet të jetë lojtar i Skënderbeut të Korçës sezonin e ardhshëm. Lika ka qenë një dëshirë e hershme për korçaret, që mesa duket do të realizohet.

Ditën e sotme do të zhvillohet një takim midis administratorit të Tiranës, Krenar Alimehmeti, dhe presidentit të Skënderbeut, Adrian Takaj, për të vendosur të ardhmen e mesfushorit. Takimi ishte parashikuar të zhvillohej dje, por nuk u realizua.

Të dyja palët deri më tani nuk kanë dhënë asnjë koment në lidhje me transferimin. Tashmë Lika shihet si pjesë e klubit korçar, qoftë për Ligën e Kampionëve ashtu dhe për sezonin e ardhshëm.

/Klajdi Lleshi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar