Gëtze: Jam i kënaqur për transferimin tek Bajreni

0

Mario Gëtze shprehet se nuk ka gabuar kur vendosi të transferohej në mënyrë të papritur nga Borusia Dortmund tek Bajern Mynih.

Pavarësisht se në Dortmund tashmë atë e konsiderojnë si tradhtar ai shprehet për faqen zyrtare të Bayernit se :“Jam shumë i entuziazmuar për sfidën e re. Unë e bëra kalimin për shkak të dëshirës për të përparuar, unë dua që të bëj një hap tjetër të madh në karrierën time”.

Ai shtoi se pret të jetë një prej pikave kryesore të Pep Guardiolas dhe nuk është shprehur i befasuar nëse tekniku spanjoll e vë atë të luajë në pozicionin e sulmuesit të fshehtë, ngjashëm sikurse Pep bëri  dhe  me Mesin apo me Fabregasin te Barcelona. “Unë jam i fokusuar te ecuria ime, pasi dua të rikthehem sa më shpejt në styërvitje, sepse vendimin për aktivizimin tim do ta marrë trajneri”, ka perfunduar ai .

/Sonila Duka/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here