George Soros nis sulmin e ashpër ndaj Trump – “SHBA-të në kursin e një lufte bërthamore”

0

4

Soros thotë se presidenti amerikan ishte i prirur për të krijuar një ‘shtet mafioz’ që shtyp të drejtat individuale por që nuk është në gjendje për shkak të kushtetutës së SHBA.

George Soros përdori fjalimin e tij në Davos për të nisur një sulm të ashpër ndaj Donald Trump dhe argumenton se Presidenti i ka vendosur SHBA-të në kursin  e një lufte bërthamore.

Miliarder, i cili është një nga donatorët kryesorë Demokratikë, argumentoi se administrata e Trump përbënte një rrezik të madhë për botën dhe mbijetesa e gjithë qytetërimit tonë ishte në rrezik.

Soros, i cili renditet i 20 në listën e Revistës Forbes të 400 amerikanëve më të pasur, tha se ai megjithatë mbetet optimist se kjo ishte një situatë e shkurtër që do të zgjidhte veten në vitin 2020 – nëse jo më parë.

“Unë e konsideroj administratën Trump si një rrezik për botën, por e konsideroj atë si një fenomen thjeshtë  të përkohshëm që do të zhduket në vitin 2020 ose edhe më shpejt”, tha ai gjatë fjalimit të tij kryesor në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër.

Përgatiti: E.S.L

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here