Gazetarët paralajmërojnë protesta: Të ndalet vala e shkarkimeve

Gazetarët paralajmërojnë protesta: Të ndalet vala e shkarkimeve

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë paralajmëron protesta dhe greva, nëse vazhdon vala e shkarkimeve të pazakonta ndaj gazetarëve. Në një deklaratë për shtyp të UGSH-së, theksohet se ditët e fundit janë larguar nga puna një numër i konsiderueshëm punonjësish të medias. “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh shqetësimin dhe reagimin e madh për një situatë vështirësish dhe

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë paralajmëron protesta dhe greva, nëse vazhdon vala e shkarkimeve të pazakonta ndaj gazetarëve.

Në një deklaratë për shtyp të UGSH-së, theksohet se ditët e fundit janë larguar nga puna një numër i konsiderueshëm punonjësish të medias.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh shqetësimin dhe reagimin e madh për një situatë vështirësish dhe largimesh të pazakonta nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të mediave. Vetëm gjatë 10 ditëve të fundit nga 20 media në Tiranë, janë larguar nga vendet e tyre të punës rreth 86 persona, mes të cilëve 20 janë gazetarë, me përvojë pune nga 5 në 12 vjet”, thuhet më tej në deklaratë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon që ky problem të trajtohet nga të gjitha mediat shqiptare dhe paralajmëron protesta, tubime deri edhe në grevë, në ditët e ardhshme.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në këto kushte u drejtohet gjithë editoreve shqiptare, t’i lënë hapësirë dhe sipërfaqe botimi këtij problemi të mprehtë të komunitetit tonë dhe paralajmëron përshkallëzimin në ditët e ardhshme të reagimeve, tubimeve, protestave dhe grevës së gazetarëve”, theksohet në deklaratën e Unionit të gazetarëve Shqiptarë.

/Osman Stafa/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar