Gazeta serbe, Serbia fiton 3:0 ndeshjen e luajtur kundër Shqipërisë në Beograd

Komisioni Diplinor i UEFA-s pritet sot të japë vendimin për incidentet e ndodhura në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Ndeshja u zhvillua në Beograd, në kuadër të eleminatoreve të Euro 2016. Gazeta të ndryshme kanë nisur diskutimet dhe parashikimet mbi atë çka mund të vendosë UEFA. Një burim nga gazeta serbe Kubir bën me dije se fitorja do

Komisioni Diplinor i UEFA-s pritet sot të japë vendimin për incidentet e ndodhura në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Ndeshja u zhvillua në Beograd, në kuadër të eleminatoreve të Euro 2016. Gazeta të ndryshme kanë nisur diskutimet dhe parashikimet mbi atë çka mund të vendosë UEFA.

Një burim nga gazeta serbe Kubir bën me dije se fitorja do t’i takojë Serbisë me rezultat zyrtar 3:0, kjo për arsye se UEFA nuk do të kërkojë përsëritjen e ndeshjes, pasi mund të sjellë tensione të tjera. Sipas gazetës Serbia pritet të dënohet në zhvillimin e një ndeshje pa shikues, për shkak të hyrjes së tifozëve në stadium dhe mund të gjobitet deri në 300 mijë franga.

Për Shqipërinë thuhet se do të humbë ndeshjen, për arsye të refuzimit të vazhdimit të ndeshjes dhe pritet të gjobitet me 150 mijë franga për provokimet politike të shkaktuara në stadium, që shkaktuan dhe ndërprerjen e ndeshjes.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar