Palermo ka konfirmuar heqjen e Gennaro Gattuso nga drejtimi i skuadrës pas shtatë ndeshjesh dhe ka emëruar Giuseppe Iachini si trajnerin e ri të saj. Legjenda e Milanit, u emërua si trajneri i Palermos në fillim të sezonit 2013/2014, por tani është shkarkuar pasi ka zhgënjyer drejtuesit me 7 pikë në 8 ndeshje. “Me keqardhje
Palermo ka konfirmuar heqjen e Gennaro Gattuso nga drejtimi i skuadrës pas shtatë ndeshjesh dhe ka emëruar Giuseppe Iachini si trajnerin e ri të saj. Legjenda e Milanit, u emërua si trajneri i Palermos në fillim të sezonit 2013/2014, por tani është shkarkuar pasi ka zhgënjyer drejtuesit me 7 pikë në 8 ndeshje.
“Me keqardhje ju informojmë se kemi pushuar nga detyra e trajnerit Gennaro Gattuson. Ne na vjen shumë keq që morëm këtë vendim sepse ne kemi pasur një konsideratë shumë të lartë për të. Fatkeqësisht, ne kemi marrë një vendim të gabuar duke vënë atë nën drejtimin e një skuadre si Palermo. Ktë gjë e kanë treguar rezultatet”, shkruan klubi në faqen zyrtare.
Ndërkohë klubi shton më tej se: “Ne ia kemi besuar Giuseppe Iachinit rikthimin tonë në Serie A”.
Palermo ndodhet në vendin e 12 të renditjes pasi ditën e djeshme pësoi humbje 2-1 nga Bari.
/Xhevahir Qardaku/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *