Gardhi i Kryeministrisë, dërgohet në Parkun Kombëtar të Butrintit

Gardhi i Kryeministrisë, dërgohet në Parkun Kombëtar të Butrintit

Qeveria shqiptare ka vendosur që hekurat që u hoqën nga gardhi rrethues i Kryeministrisë të dërgohen në Parkun Kombëtar të Butrintit. Artan Shkreli konsulenti i kryeminsitrit tha se kjo inicativë e kreut të qeverisë Edi Rama ka një vlerë simbolike, pasi hiqen rrethimet nga institucionet për tu mbrojtur nga populli dhe mbrohen vlera të rëndësishme

Qeveria shqiptare ka vendosur që hekurat që u hoqën nga gardhi rrethues i Kryeministrisë të dërgohen në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Artan Shkreli konsulenti i kryeminsitrit tha se kjo inicativë e kreut të qeverisë Edi Rama ka një vlerë simbolike, pasi hiqen rrethimet nga institucionet për tu mbrojtur nga populli dhe mbrohen vlera të rëndësishme botërore siç është Butrinti.

Për deputetin e Partisë Socialiste edhe ish-drejtorin e parkut të Butrintit, Auron Tare, për 8 vjet për këtë park nuk është bërë asgjë. Por përveç simbolikes kjo ka edhe anën e praktike, pasi Butriti tanimë do të jetë i mbrojtur.

Ndërkaq gardhi rrethues i Kryeministrisë ishte vendosur aty që prej 14 shtatorit të vitit 1998.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar