Garbitje me thikë në Vlorë, arrestohet i riu

Garbitje me thikë në Vlorë, arrestohet i riu

Një i ri u arrestua ditën e djeshme dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës. 19-vjeçari nga Vlora, se bashku me një të mitur 17-vjeçar, kishin grabitur mbrëmjen e së hënës një çift nga Fieri, që ndodheshin me pushime në Vlorë. Dy djemtë i kanë kërcënuar me thikë bashkëshortët dhe u

Një i ri u arrestua ditën e djeshme dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.

19-vjeçari nga Vlora, se bashku me një të mitur 17-vjeçar, kishin grabitur mbrëmjen e së hënës një çift nga Fieri, që ndodheshin me pushime në Vlorë. Dy djemtë i kanë kërcënuar me thikë bashkëshortët dhe u kanë marrë një shumë parash.

Pas denoncimit të bërë në polici është bërë i mundur arrestimi i shtetasit me iniciale K.S. të cilit iu gjetën si provë materiale thika dhe shuma e parave. Ndërkohë policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar