Gallup: Shqipëria në vendin e parë me popullin më pozitiv dhe plot emocione në botë

Gallup: Shqipëria në vendin e parë me popullin më pozitiv dhe plot emocione në botë

Gallup bëri një studim ku rendit Shqipërinë, një ndër vendet me ndjenja më pozitive në botë, ku ndër ato më pak të renditurat del Kosova. Sipas studimit të bërë kryesojnë këto shtete si vendet latine ku bëjnë pjesë Paraguai, Kosta Rika dhe Panamaja, mdërsa ato më pak të renditura janë: Jemeni , Turqia dhe Iraku

Gallup bëri një studim ku rendit Shqipërinë, një ndër vendet me ndjenja më pozitive në botë, ku ndër ato më pak të renditurat del Kosova.

Sipas studimit të bërë kryesojnë këto shtete si vendet latine ku bëjnë pjesë Paraguai, Kosta Rika dhe Panamaja, mdërsa ato më pak të renditura janë: Jemeni , Turqia dhe Iraku .Ndërsa në Ballkan rezulton pothuajse e  njëjtë,ku Shqipëria me 51% ndiqet nga Maqedonia e Veriut me 47%, Mali i Zi me 46%, Serbia me 42%, Bosnja Hercegovina dhe Kosova me 41%, përcjell Telegrafi .kultur

Qëllimi i këtij studimi ishte për sjelljet njerëzore të një vendi, i cili u bazua në pyetjet që u bënë njerëzve kudo në botë rreth respektit që ata kishin për njeri-tjetrin dhe vetes, çfarë ata mësojnë dhe a u intereson ajo, a qeshin shpesh ata, a shijojnë ditët e jetës së tyre çdo ditë etj.

Ndërsa për të kuptuar ndjesitë negative pyetjet u bazuan në dhimbjet që ata përjetonin, stresin që përjetonin në momentet e caktuara apo dhe çdo shqetësim tjetër.

Sipas këtij studimi rezultoi se Greqia ndodhet në nivelet më të stresuara në gjithë botën, me rreth 60% të të intervistuarve shreheshin se përjetonin stres gjatë ditëve të fundit.

Marina Kërçeli

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar