Galliani: Kemi nevojë për sulmues

Galliani: Kemi nevojë për sulmues

Pas zërave të dalë, sikur Milani “do të hidhet në sulm” për të gjetur sulmues të tjerë, vjen edhe konfirmimi nga zv.presidenti i Milanit Adriano Galliani. Ai në fjalën e tij u shpreh se skuadra ka nevojë për sulmues të ri të qendrës. Galliani deklaratën e tij e bëri pas fitores së mbrëmshme ndaj PSV-së,

Pas zërave të dalë, sikur Milani “do të hidhet në sulm” për të gjetur sulmues të tjerë, vjen edhe konfirmimi nga zv.presidenti i Milanit Adriano Galliani. Ai në fjalën e tij u shpreh se skuadra ka nevojë për sulmues të ri të qendrës.

Galliani deklaratën e tij e bëri pas fitores së mbrëmshme ndaj PSV-së, ku tha se reparti i sulmit është fusha ku edhe trajneri Massimiliano Alegri kërkon përforcime.

Kjo ka qenë ndër të tjera deklarata e tij: “Trajneri jonë ka kërkuar në veçanti një sulmues të qendrës. Jo një sulmues dytësor, jo një mesfushor as mbrojtës. Nëse ai do ta kishte pasur Giampaolo Pazzinin në dispozicion, ai nuk do ta kishte bërë këtë kërkesë”.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar