Fytyra e Obamës e gdhendur në mal?

Fytyra e Obamës e gdhendur në mal?

Disa profesorë universiteti parashikojnë se fytyra e presidentit Barak Obama do të jetë përfundimisht e gdhendur në malin Rushmore, së bashku me katër fytyrat e presidentëve të tjerë amerikanë. “Historia padyshim do t’i akordojë presidentit Obama një vend të veçantë pasi është i pari president afrikano-amerikan”, tha Prof. Paul Wahlbeck, kryetar i departamentit të shkencave

Disa profesorë universiteti parashikojnë se fytyra e presidentit Barak Obama do të jetë përfundimisht e gdhendur në malin Rushmore, së bashku me katër fytyrat e presidentëve të tjerë amerikanë.

“Historia padyshim do t’i akordojë presidentit Obama një vend të veçantë pasi është i pari president afrikano-amerikan”, tha Prof. Paul Wahlbeck, kryetar i departamentit të shkencave politike në George Washington University. Edhe pse Wahlbeck e pranoi në mënyrë konfidente parashikimin e tij se fytyra e Obamës së shpejti do të bashkohet me fytyrat e George Washington, Thomas Jefferson, Abraham Lincoln dhe Theodore Roosevelt, ai tha se hezitojnë t’i nderojnë liderët politikë gjatë shërbimit ose menjëherë pasi ata mbarojnë shërbimin.

“Gjykimet historike kërkojnë kohë të formohen dhe Obama është ende në zyrë”, shprehet profesor Edward Berkowitz në Fix College. “Kjo mund të ndodhë pasi ai është një prej presidentëve më të mëdhenj, i denjë për të pasur ngjashmërinë e tij të gdhendur në një mal, por sigurisht jo ende”.

Një faqe në Facebook e titulluar si fushata e vendosjes së presidentin Obama në malin Rushmore, tashmë ka më shumë se 800 pëlqime. Faqja tregon një pamje të malit Rushmore me fytyrën e presidentit Obama të shtuar me anë të Photoshopit.

obama-mountin 2

 

/Jola Llozhi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar