Fyle: 5 prioritetet për statusin e vendit kandidat

0

Eurokomisioneri Stefan Fyle lexoi sot progres-raportin për Shqipërinë ku theksoi rekomandimin për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

‘Rekomandojmë dhënien e Statusit të Vendit-Kandidat për Shqipërinë për anëtarësim në BE duke qëndruar të vendosur në vazhdimin e përpjekjeve të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi pak më parë komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fule.
Ky ishte rekomandimi i paraqitur në raportin mbi zgjerimin e BE-së, të paraqitur sot në Bruksel, i cili paralajmëron Tiranën, se për hapjen e negociatave “mbetet thelbësor një dialog politik konstruktiv dhe i qëndrueshëm, po ashtu edhe arritjet e reja në fushën e administratës, të Shtetit të së Drejtës dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”.

Por në mënyrë që Shqipërisë ti rekomandohet hapja e negociatave me BE, duhet të mbahen parasysh 5 prioritete.
“KE rekomandon që Këshilli i BE t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, duke kuptuar se ajo do të vazhdojë të luftojë krimin dhe korrupsionin. Në mënyrë që komisioni të rekomandojë hapjen e negociatave vendi duhet të forcojë përpjekjet që kanë nisur dhe të ndërmarrë veprime për 5 prioritete”- ka thene Fule, duke shtuar se progresi tregon se cfare eshte ne gjendje te ndodhe kur qeveria dhe opozita bashkëpunojnë.

Sipas Fyles, Komisioni është i gatshëm për të plotësuar përmbushjen e prioriteteve kyce, angazhim në dialog të nivelit të lartë me Shqipërinë.
“KE është i vendosur të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur këto prioritet kyçe duke u angazhuar në një dialog të nivelit të lartë”.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here