Futbollisti i Partizanit humbet ndjenjat, nuk kishte ngrënë mëngjes

Sulmuesi serb i Partizanit, Stefan Raçiç, humbi ndjenjat gjatë stërvitjes së djeshme, duke shkaktuar panik tek skuadra kryeqytetase. Fillimisht ai pati shqetësime me frymëmarrjen dhe pas disa sekondash pasi ishte ulur anësh fushës humbet ndjenjat. Futbollistit Raçiç i futet gjuha brenda, duke vënë në alarm stafin mjekësor dhe futbollistët e tjerë. Pas rreth 20 minutash

Sulmuesi serb i Partizanit, Stefan Raçiç, humbi ndjenjat gjatë stërvitjes së djeshme, duke shkaktuar panik tek skuadra kryeqytetase.

Fillimisht ai pati shqetësime me frymëmarrjen dhe pas disa sekondash pasi ishte ulur anësh fushës humbet ndjenjat. Futbollistit Raçiç i futet gjuha brenda, duke vënë në alarm stafin mjekësor dhe futbollistët e tjerë.

Pas rreth 20 minutash stërvitje, Stefan Raçiç afrohet pranë fizioterapistit të skuadrës, duke i thënë se ka probleme me frymëmarrjen dhe se nuk ndihej mirë. Disa sekonda më pas, sulmuesi humbet ndjenjat dhe i bie koka në tokë duke u shtrirë i gjithi.

Në këtë moment fizioterapisti lëshon alarmin, duke thirrur mjekun e skuadrës që ndodhej pak më tutje. Njëkohësisht me të afrohet edhe mjeku i Kukësit, Pertef Rusi, pasi skuadra verilindore po zhvillonte stërvitjen në fushën tjetër të kompleksit.

Rusi ndërhyn menjëherë dhe pas rreth katër minutash përpjekje, bëhet e mundur që Raçiç të përmendet. Në atë moment mjekët i japin lëngjet e nevojshme, për shkak se futbollisti nuk kishte konsumuar mëngjes.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar