Futbollisti: 200 mijë euro për trukim ndeshjesh. Përmendet edhe Duka

Futbollisti kosovar Liridon Leci, i cili u largua nga kampionati suedez pasi u dyshua për trukimin e ndeshjeve, është rikthyer si temë diskutimi përsëri në shtetin skandinav. Një filmim i siguruar nga faqja më e madhe sportive nw Suedi, fotbollskanalen.se, tregon Lecin duke përmendur edhe kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukën. “Në Shqipëri

Futbollisti kosovar Liridon Leci, i cili u largua nga kampionati suedez pasi u dyshua për trukimin e ndeshjeve, është rikthyer si temë diskutimi përsëri në shtetin skandinav. Një filmim i siguruar nga faqja më e madhe sportive nw Suedi, fotbollskanalen.se, tregon Lecin duke përmendur edhe kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukën.

“Në Shqipëri më kanë dhënë mbështetje të fortë. Unë kam pasaportë shqiptare vetëm pse bëj këtë punë. Armando Duka ma dha mua atë”, dëgjohet Leci duke i thënë personit që ka xhiruar, shkruan Fotbollskanalen.

Gazeta suedeze ka tentuar të kontaktojë edhe me FSHF­-në, por kontakti ka qenë i pamundur – raporton portali kosovar “Telegrafi”. Prishtinasi është filmuar me kamerë të fshehur duke thënë edhe se ka njerëzit e tij në Suedi “e kanë bërë punën e trukimit të ndeshjeve mbi 13 herë dhe nuk janë kapur asnjëherë të vetme”.

“Unë kam njerëzit e mi futbollistë që e kanë bërë këtë gjë mbi 13 herë dhe ata nuk kanë dështuar asnjëherë”, thotë Leci, i cili pretendon që ka një rrjet të mirë lojtarësh të përgatitur për të trukuar ndeshje.

Leci thotë se për një ndeshje ka fituar deri në 200.000 mijë euro. “Prej 20 ndeshjeve, tri janë të kurdisura.. Për të blerë ndeshjen tre persona dëshirojnë nga 50 mijë euro”, – thotë Leci në videon e re që e ka gazeta Fotbollskanalen.

Mbrojtësi prishtinas ka qenë pjesë e skuadrës Landskrona ku u dyshua për trukime para se të largohej prej aty. Videoja pritet të publikohet nga faqja suedeze

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar