Futbollistët e Dortmundit priten si heronj

Futbollistët e Dortmundit priten si heronj

Futbollistëve të Borusias së Dortmundit iu rezervua një pritje madhështore nga tifozët në momentin e rikthimit në Gjermani, pavarësisht se u mposhtën nga Bajerni i Mynihut në finalen e Ligës së Kampionëve. Rreth 2 mijë tifozë ishin të pranishëm në aeroport për të pritur skuadrën në kthimin nga Londra, duke e shoqëruar drejt stadiumit “Sinjal-Iduna-Park”.

Futbollistëve të Borusias së Dortmundit iu rezervua një pritje madhështore nga tifozët në momentin e rikthimit në Gjermani, pavarësisht se u mposhtën nga Bajerni i Mynihut në finalen e Ligës së Kampionëve.

Rreth 2 mijë tifozë ishin të pranishëm në aeroport për të pritur skuadrën në kthimin nga Londra, duke e shoqëruar drejt stadiumit “Sinjal-Iduna-Park”.

“Ç’rëndësi ka se çfarë ndodhi?! Ne jemi Borusia!”, deklaroi një tifoz për mediat gjermane. “Dortmund, je jeta dhe krenaria jonë!”, ishin thirrjet në kor të ultrasve verdhezi, të cilët ndiheshin si mbretër në “katedralen” e tyre të futbollit.

Ndërsa “yjet” e Borusias së Dortmundit kanë falënderuar tifozët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë “udhëtimit” në Ligën e Kampionëve.

/Klajdi Lleshi/

 

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar