Futbolli në botë ka shumë vite që është përhap si një sport shumë pasionant për meshkujt, por tashmë po shohim që edhe fmrat janë shumë të apasionuara pas këtij sporti, si dhe në vendin tonë ku tashmë po bëhen 12 vite që Shqipëria filloi të krijojë ekipin e saj të parë për femra. Ekipi i
Futbolli në botë ka shumë vite që është përhap si një sport shumë pasionant për meshkujt, por tashmë po shohim që edhe fmrat janë shumë të apasionuara pas këtij sporti, si dhe në vendin tonë ku tashmë po bëhen 12 vite që Shqipëria filloi të krijojë ekipin e saj të parë për femra.
Ekipi i parë për femra në Shqipëri është krijuar në vitin 2005 në fshatin Juban të Shkodrës dhe mori emrin “Juban Danja” më vonë filluan të krijohen ekipe të tjera. Tashmë në Shqipëri ka dy kombëtare të femrave: “Përfaqesuese dhe U19”. Gjithashtu ka dhe gjithsej 10 ekipe si: Vllaznia, Kinostudio. Kf Skënderbeu etj.
Klarita Myrtollari një prej lojtareve të Kinostudios së Tiranës, gjithashtu dhe të Kombëtares së U19, shprehet: “Kam pothuajse 4 vite që jam pjesë e ketij sporti ku përfaqësoj me Shqiperine si në Ballkan ashtu dhe në Europë. Jam shume e kënaqur që kam arritur deri këtu ,mbi të gjitha është pasioni dhe talenti ai që na nxit për të vazhduar këte profesion. Si unë edhe futbollistet e tjera pavaresisht që nuk shperblehemi sepse në Shqiperi nuk kafonde shteti, ne do të vazhdojmë të stervitemi sa më shume ,ku i dihet ndoshta na ofrohet dhe ndonjë mundësi jashtë shtetit”.
Ndërsa 27 vjecarja Cyme Lulaj me prejardhje nga kosova është pjesë e kombëtares së madhe të Shqipërisë shprehet se: “Kam 9 vite që jam pjesë e këtij e sporti gjithashtu jam dhe trajnere për futbollistët e vegjël, këtë profesion e bëj me dëshirë shumë të madhe, futbolli për mua është pjesë e jetës time dhe do vazhdoj të jet deri në momentin që unë do të jem e aftë për ta kryer këtë profesion. Futbolli për femra në shqiperi normal nuk krahasohet me atë jashtë, pasi në botë ka shumë kohë që është krijuar por prap mendoj se jemi në hapa shumë të mira”.
Në Shqipëri pavarësisht se tashmë futbolli i femrave është pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit ,futbollistët nuk shpërblehen me paga mujore përvec ekipit kampion që është Vllaznia, por prap futbollistët janë me shpresën se një ditë do të ndodh dhe kjo duke parë që Futbolli i femrave dita-ditës po masivizohet.
D. Myrtollari
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *