Fushata, qeveria dyfishon shpenzimet

Fushata, qeveria dyfishon shpenzimet

Gazeta “ Panorama” shkruan se treguesit fiskalë të Ministrisë së Financave tregojnë se për katër muaj kanë shpenzuar 258 milionë dollarë, ndërkohë që në planin e miratuar në fund të vitit 2012 qeveria parashikonte që këto shpenzime të ishin jo më shumë se 217 miliardë dollarë. Rritja e dukshme për pagesat e ish-të përndjekurve që

Gazeta “ Panorama” shkruan se treguesit fiskalë të Ministrisë së Financave tregojnë se për katër muaj kanë shpenzuar 258 milionë dollarë, ndërkohë që në planin e miratuar në fund të vitit 2012 qeveria parashikonte që këto shpenzime të ishin jo më shumë se 217 miliardë dollarë.

Rritja e dukshme për pagesat e ish-të përndjekurve që po trajtohen nga qeveria e kanë tejkaluar fondin e parashikuar prej 13 milionë USD, duke e ҫuar në vlerën 14.4 milion dollar deri në fund të prillit. Shpenzimet e mëdha bënë që qeveria të marrë borxh duke e ҫuar defiҫitin në 227 milionë dollar, duke e kaluar vlerën e përcaktuar për prillin e  2013-s që ishte planifikuar  në nivelin e 10 milionë dollarëve.

Ndërkaq, situata zgjedhore duket se po ngadalëson aktivitetin ekonomik kjo reflektohet dukshëm edhe në mbledhjen e të ardhurave, ku treguesit fiskalë të qeverisë tregojnë se në fund të prillit në arkën e shtetit u mblodhën 1.06 miliardë dollarë, kur plani parashikonte 1.08 miliardë dollarë. Rënie të dukshme kanë dhe të ardhurat tatimore, ku nga një miliard dollarë që ishte plani për janar-prill, janë mbledhur vetëm 945 milionë dollarë.

Me një situatë tërësisht pozitive dhe jashtë parashikimeve për  katër muajt e parë të vitit sipas treguesve fiskalë rezulton të jenë të ardhurat jotatimore, të cilat nga 62 milionë dollarë që ishin parashikuar  për periudhën janar-prill,  tashmë kanë shënuar një nivel prej 105 milionë dollarësh.

/Sonjela Methasani/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar