Fushata dëmton bizneset, 309 milionë lekë më pak nga tatimet

0

Fushata elektorale e cila ka disa ditë që ka filluar  ka dëmtuar klimën e biznesit në  arkën e shtetit mungojnë 309 milionë lekë.

Eksperti i ekonomisë Olti Rrumbullaku ka deklaruar për gazetën “Shekulli” se,” Qeveria ka shtuar kërkesat për investime publike që nuk paguhen. Po ashtu qeverisja ka shtuar sulmet me gjoba e detyrime shtesë ndaj biznesit dhe këto presione janë të amplifikuara dhe nga tentativat e zyrtarëve publike për të bërë sulmet e fundit kundër bizneseve që ato mund t’i konsiderojnë si jo mbështetës të fushatës elektorale të partisë në pushtet. Këto mund të jenë gjoba të shtetit, por edhe gjoba private që dëmtojnë biznesin dhe shtetin që nuk mbledh gjë”- ka pohuar ai.

Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat nga taksat tatimore dhe doganat për muajn Prill janë  309 milionë lekë më pak se planifikimi në fillim të këtij viti, nga taksat doganore 11.2 miliardë lekë nga 11.4 miliardë lekë që ishin planifikuar, pra  janë 229 milionë lek më pak dhe të ardhurat nga tatimet llogariten 12.2 miliardë lekë nga 12.3 miliardë që ishin planifikuar.

Duke bërë  krahasimin me një vit më parë ka rezultuar se të ardhurat e mbledhura nga tatimet janë rreth 1 miliardë më pak.

/Erina Haxhiu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here