Furgonat sot protesta para kryeministrisë

Sot nga ora 12:00 deri në 14:00 drejtuesit e furgonave do të protestojnë në Tiranë. Ata do të grumbullohen në Sheshin Skënderbej më pas protesta do të zhvendoset përpara kryeministrisë, Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Brendshme. Shoferët që vijnë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë si nga Korça, Pogradeci, Elbasani dhe Erseka janë ndaluar

Sot nga ora 12:00 deri në 14:00 drejtuesit e furgonave do të protestojnë në Tiranë.

Ata do të grumbullohen në Sheshin Skënderbej më pas protesta do të zhvendoset përpara kryeministrisë, Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Brendshme.

Shoferët që vijnë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë si nga Korça, Pogradeci, Elbasani dhe Erseka janë ndaluar nga policia pranë Saukut.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Gëzim Kalaja ka thënë se protesta që do të zhvillohet është e drejtë dhe se qeveria nuk ka asnjë të drejtë që ta ndalojë atë.

Ai I ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin protestën, që ajo të marrë rrugën e zgjidhjes dhe të mos ketë asnjë konflikt.

/Irida Vata/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar