Fund recensioni në eurozonë, EUROSTAT: Kemi rritje të Produktit të Brendshëm Bruto

Fund recensioni në eurozonë, EUROSTAT: Kemi rritje të Produktit të Brendshëm Bruto

Zyra Evropiane e Statistikave ‘‘EUROSTAT’’ deklaron se eurozona ka dalë zyrtarisht nga recesioni. Sipas raportit vlerësues të këtij indikatori, përgjatë tremujorit të dytë të vitit është regjistruar një rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) prej 0,3 për qind. ”Kjo është një performancë më e mirë se ajo që pritej, kur analistët fillimisht parashikonin një

Zyra Evropiane e Statistikave ‘‘EUROSTAT’’ deklaron se eurozona ka dalë zyrtarisht nga recesioni. Sipas raportit vlerësues të këtij indikatori, përgjatë tremujorit të dytë të vitit është regjistruar një rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) prej 0,3 për qind.

”Kjo është një performancë më e mirë se ajo që pritej, kur analistët fillimisht parashikonin një rritje të PBB-s me 0,2 për qind për periudhën prill-qershor, pas gjashtë tremujorësh radhazi rënieje që korrespondonte me fazën më të gjatë të recesionit në historinë e eurozonës”, thanë burime nga EUROSTAT.

Sipas shifrave të publikuara sot,  Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Gjermanisë u rrit me 0,7 për qind përgjatë tremujorit të dytë të 2013-s.

Ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Francës pati një rritje deri në 0,5 për qind përgjatë këtij tremujori.

Shifrat e detajuara pritet të publikohen më 23 gusht.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar