Fullani: Prioritet i qeverisë, ulja e borxhit

Fullani: Prioritet i qeverisë, ulja e borxhit

Qeveria duhet të ketë në fokus të saj garantimin e qëndrueshmërisë së borxhit dhe ky duhet të jetë prioritet. Të paktën këtë vlerësoi sot Banka e Shqipërisë si pikën kyçe ku duhet të merren masat e nevojshme. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në  fjalën e tij  u ndal dhe te deficiti. “Deficiti buxhetor

Qeveria duhet të ketë në fokus të saj garantimin e qëndrueshmërisë së borxhit dhe ky duhet të jetë prioritet. Të paktën këtë vlerësoi sot Banka e Shqipërisë si pikën kyçe ku duhet të merren masat e nevojshme.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në  fjalën e tij  u ndal dhe te deficiti. “Deficiti buxhetor për 5 muajt e parë të vitit rezultoi rreth 38.3 miliardë lekë, duke qenë rreth 1.1 herë më lartë se një vit më parë dhe duke ndikuar në rritjen në nivelin 62.4% të raportit të borxhit publik ndaj PBB-së. Banka e Shqipërisë vazhdon të tërheqë vëmendjen mbi nevojën e marrjes së masave fiskale të cilat garantojnë qëndrueshmërinë afatgjatë të borxhit publik, rritin besimin e tregjeve financiare në financat tona publike dhe ulin koston afatgjatë të shërbimit të borxhit. Ky objektiv duhet të jetë prioriteti kryesor afatmesëm i financave publike”, tha Fullani.

Individët kanë vijuar të mbeten të pasigurt për të investuar dhe po kështu edhe bizneset. Pasiguria e situatës aktuale duket se ka qenë edhe shkak për këtë konsum të ulët dhe prirje drejt kursimit të qytetarëve, kurse për bizneset ka ndikuar edhe sjellja konservatore e bankave për të dhënë hua.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në pesë muajt e parë të vitit, politika fiskale është ajo që ka shfaqur një karakter stimulues për ekonominë.

/Ardiol Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar