Fullani: Banka e Shqipërisë arrin normën më të ulët të interesit në histori

Fullani:  Banka e Shqipërisë arrin normën më të ulët të interesit në histori

Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë në raportin mujor të paraqitur nga Guvernatori Ardian Fullani, ka deklaruar një ulje me 0.25% të normës bazë të interesit duke arritur shifrën më të ulët në histori me 3.5%. Sipas Fullanit ulja e normës së interesit krijon kushte për rritjen e kërkesës agregate. Në këto kushte ekonomia vuan

Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë në raportin mujor të paraqitur nga Guvernatori Ardian Fullani, ka deklaruar një ulje me 0.25% të normës bazë të interesit duke arritur shifrën më të ulët në histori me 3.5%.

Sipas Fullanit ulja e normës së interesit krijon kushte për rritjen e kërkesës agregate. Në këto kushte ekonomia vuan nga një kërkesë e dobët agregate  që reflekton pasigurinë e agjentëve mbi të ardhmen e dobësitë ekonomike të partnerëve tanë kryesorë.

Gjithashtu Guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaroi se lehtësimi i politikës monetare favorizon pritjet për një politikë fiskale të përmbajtur dhe krijon hapsira për korrektim të shpejtë e me kosto më të ulët për financat publike.

/Enkeleda Cami/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar