Hotel Metropol ka akuzuar kombëtaren Shqiptare se u ka shkaktuar dëme duke mos përjashtuar mundësinë e paditjesë së FSHF. E gjithë situata ka ardhur pasi Kombëtarja Shqiptare e futbollit nuk ka respektuar rezervimin e bërë më parë tek hotel Metropol, por ka preferuar të qëndrojë në hotelin Crowne Plaza. Sipas një agjencie të lajmeve serbe
Hotel Metropol ka akuzuar kombëtaren Shqiptare se u ka shkaktuar dëme duke mos përjashtuar mundësinë e paditjesë së FSHF. E gjithë situata ka ardhur pasi Kombëtarja Shqiptare e futbollit nuk ka respektuar rezervimin e bërë më parë tek hotel Metropol, por ka preferuar të qëndrojë në hotelin Crowne Plaza.
Sipas një agjencie të lajmeve serbe të hënën në orën 8:30 të mëngjesit, shqiptarët kanë vendosur papritur të ndryshojnë vendbanimin e tyre gjatë vizitës dy ditore në Beograd.
Hotel Metropol po akuzon Federatën Shqiptare të Futbollit se e ka dëmtuar rëndë pasi ajo kishte bërë të gjitha përgatitjet për të pritur ekspeditën shqiptare prej 100 vetësh. “Ne jemi përgatitur për ardhjen e 100 vetëve , përfaqësuesja e Shqipërisë na ka shaktuar dëme të konsiderueshme. Nëse do ta padisim ekipin shqiptare do të vendosë ekipi i menaxhimit të hotelit. ” ka deklaruar një putir i hotelit për Alo.rs.
Po ashtu ky veprim nuk u ka pëlqyer aspak forcave policore serbe të cilët kanë deklaruara se ky veprim i kombëtares shqiptare ka shkaktuar kaos.
/Arjola Hajdini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *