Frutat me ngjyra miku më i mire i dhëmbëve

Frutat me ngjyra  miku më i mire i dhëmbëve

Nga qëndra e spitalit ‘Gojë dhe Dhëmbë të Shëndetshëm’, specialisti Gökçe Çetin thekson se frutat dhe perimet me ngjyra mbrojnë dhëmbët dhe eliminojnë erën e keqe të mishrave të dhëmbëve. Në ditët e sotme njerëzit ushqehen në mënyra të ndryshme dhe kjo bën qe dhëmbët të humbin qëndrueshmërinë e tyre dhe të fillojnë të shpërbëhen.

Nga qëndra e spitalit ‘Gojë dhe Dhëmbë të Shëndetshëm’, specialisti Gökçe Çetin thekson se frutat dhe perimet me ngjyra mbrojnë dhëmbët dhe eliminojnë erën e keqe të mishrave të dhëmbëve.

Në ditët e sotme njerëzit ushqehen në mënyra të ndryshme dhe kjo bën qe dhëmbët të humbin qëndrueshmërinë e tyre dhe të fillojnë të shpërbëhen.

Vitaminat, të cilat gjenden në futat dhe perimet janë tepër të shëndetshme për dhëmbët dhe mishrat tuaj . Nëse rrisni konsumimin e frutave dhe perimeve me ngjyrë ju mund të arrini forcimin dhe pastrimin e dhëmbëve.

Qëndroni larg karbohidrateve

Vitaminat dhe proteinat janë konsideruar si një nga faktorët më miqësorë për dhëmbët tuaj. Këto substanca përbëjnë bllokun themelor të ndërtimit të trupit dhe për t’i mbrojtur ato duhet të shmangni përdorimin e karbohidrateve. Sidomos përdorimi i vitaminës C është shumë i rëndësishëm për të qetësuar dhimbjet e gojës, ajo luan nje rol shumë të rëndësishëm për marrjen e kolagjenit në trup.

Kolagjeni është proteina e gjetur në strukturën trupore; i mban dhëmbët dhe mishrat  e fortë gjithashtu sulmon bakteret. Për një higjenë të mirë, për t’i ruajtur dhëmbët në mënyrë natyrale dhe të shëndetëshme  ju keni nevojë për ushqimë të tilla. Ushqime që në bazën e tyre përmbajnë karbohidrate krijojnë rrezik për dhëmbët.

Për parandalimin e gurëzave konsumoni fruta dhe perime me ngjyrë

Përdorimi i veçantë i ananasit dhe luleshtrysheve ndihmon në mirëmbajtjen e dhëmbëve dhe mishrave. Acidi, i cili ndodhet tek këto fruta ndihmon në parandalimin e krijimit të pllakave në dhëmbët tuaj dhe sigurojnë një pastrim të menjëhershëm. Mungesa e vitaminës C çon në formimin e  shqetësimit peridontal. Për të parandaluar këtë problem konsumoni më shumë kivi, i cili përmban më shumë vitaminen C. Frutat e pyllit si portokall, pjepër  dhe  perime si brokoli, spinaqi janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C.

/Izabela Zavalani/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar