Freiburg ndal Bajernin

0

Bajerni i Mynihut nuk ka arritur të vazhdojë më shumë serinë e fitoreve në Bundesligën gjermane. Në takimin e zhvilluar në stadiumin Mage Solar, Freiburgu ka arritur të ndalë hovin, duke i marrë një barazim 1-1 Bajernit.

Kosovari me shtetësi Zvicerane, Xherdan Shaqiri, tregoi se trajneri i tij kishte marrë vendimin e duhur duke e futur atë në lojë që nga minuta e parë e kësaj ndeshjeje.

Pas një harkimi të dhënë nga gjermani Tomas Myller, ishte Xherdan Shaqiri ai që përfitoi duke goditur dhe dërguar topin në rrjetë në minute e 33-të.

Ndonëse mysafirët bavarezë luajtën më mire, ata nuk arritën të shënonin. Kjo shkoi në favor të vendasve të Freiburgut që arritën të shënojnë pak minuta nga përfundimi i kohës së rregullt. Freiburg barazoi në minutën e 86-të me anë të Nikolas Hoefler.

Ky barazim do të thotë se Pep Guardiola dhe skuadra e tij nuk mund të vendosin rekord 100% fitore.

Bajerni i Mynihut numëron 10 pikë të marra nga tre fitore dhe një barazim.

/Bekim Bici/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here