BMW i3 tashmë është prezantuar, ndërsa në radhë është modeli i8, i cili premierën do ta ketë në panairin e makinave në Frankfurt. Bëhet fjalë për modelin sportiv 2+2 Plug-in Hybrid, i cili disponon forcën e kombinuar prej 362 kuaj fuqive (kombinimi i elektromotorit me 131 kuaj fuqi, baterive litium-ion dhe motorit benzinë 1.5 litërsh
BMW i3 tashmë është prezantuar, ndërsa në radhë është modeli i8, i cili premierën do ta ketë në panairin e makinave në Frankfurt.
Bëhet fjalë për modelin sportiv 2+2 Plug-in Hybrid, i cili disponon forcën e kombinuar prej 362 kuaj fuqive (kombinimi i elektromotorit me 131 kuaj fuqi, baterive litium-ion dhe motorit benzinë 1.5 litërsh turbo me 231 kuaj fuqi.
Motori benzinë lëvizë rrotat e pasme, kurse elektromotori lëviz rrotat e përparme. BMW i8 edhe pse peshon 1490 kg, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për vetëm 4.5 sekonda, shpejtësia maksimale është 250 km/h, ndërsa harxhimet do të jenë vetëm 2.5 litra për 100 kilometra.
/Jonida Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *