Francë, taksa për Apple dhe Google

Francë, taksa për Apple dhe Google

Franca po përgatitet të vendosë taksat për Apple dhe Google, për të financuar prodhimin e artit, në një lëvizje që ka gjasa të përkeqësojë marrëdhëniet midis biznesit dhe qeverisë socialiste të France Holand. Presidenti i ka kërkuar biznesmenit Pierre Lescure për të gjetur mënyrat e financimit të artit,  që ekonomia të vazhdojë të luftojë. Franca

Franca po përgatitet të vendosë taksat për Apple dhe Google, për të financuar prodhimin e artit, në një lëvizje që ka gjasa të përkeqësojë marrëdhëniet midis biznesit dhe qeverisë socialiste të France Holand.

Presidenti i ka kërkuar biznesmenit Pierre Lescure për të gjetur mënyrat e financimit të artit,  që ekonomia të vazhdojë të luftojë.

Franca zbriti përsëri në recesion në tre mujorin e parë të vitit dhe Komisioni Evropian pret që ekonomia të tkurret në 0.1% për vitin 2013.

Z. Lescure beson se  4% taksë mbi shitjen e smartphones dhe tableta, mund të rrisë të ardhurat e qeverisë si dhe konsumatorët të shpenzojnë më shumë në hardware se në përmbajtje .

Gjatë bisedimeve mbi një marrëveshje të tregtisë së planifikuar ndërmjet Bashkimit Evropian dhe SHBA, zyrtarët francezë janë shtyrë që të sigurojnë produktet e tyre artistike dhe të mbeten të përjashtuar nga rregullat e tregtisë së lirë. Presidenti Barak Obama do të vizitojë Evropën muajin e ardhshëm për të nisur bisedimet të cilat, në qoftë se do të rezultojnë të suksesshme, do të krijojnë bllokun tregtar më të madh e më të lirë në botë.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar