Francë, starton Festivali i Kanës

Francë, starton Festivali i Kanës

Festivali i kinematogfrafisë mbarëbotërore pritet të nisë sot në mbrëmje dhe do të zgjasë deri më 26 maj. Festivali i Kanës është një ndër evenimentet më të rëndësishme të filmave premierë. Në qendër të vëmnedjes vendosen filmat të cilat konkurojnë për çmimin prestigjoz “Palma e Artë”, si filmi më i mirë. Festivali i 66-të i

Festivali i kinematogfrafisë mbarëbotërore pritet të nisë sot në mbrëmje dhe do të zgjasë deri më 26 maj.

Festivali i Kanës është një ndër evenimentet më të rëndësishme të filmave premierë. Në qendër të vëmnedjes vendosen filmat të cilat konkurojnë për çmimin prestigjoz “Palma e Artë”, si filmi më i mirë.

Festivali i 66-të i Kanës është i kryesuar nga regjizori amerikan, Stiven Spielberg, ndërsa pesonalitetet e tjera të cilat do të jenë pjesë e jurisë janë: Nicole Kidman, Ang Lee, Lynne Ramsay, Christoph Waltz, Cristian Mungiu, Neomi Kawase, Daniel Ateueil dhe Vidya Balan.

Stiven Spielberg

Gjithashtu në nder të aktorit Paul Newman, është përgatitur një poster që do të tërheqë shumë vëmendjen në këtë edicion të 66-të të Festivalit të Kanës. Footja e posterit është realizuar gjatë xhirimeve të filmit “A new kind of love” në vitin 1963.

Paul Newman

Shfaqja zyratare do të mbahet në “Palais de Festival”, ndërsa të ftuarit do të ecin përmes bulevardit “La Croisete”.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar