Francë, aksident i rëndë hekurudhor,vdesin 8 persona

Francë, aksident i rëndë hekurudhor,vdesin 8 persona

Një aksident i rëndë hekurudhor  ka ndodhur  pasditen e sotme në Francë, pasi  treni që udhëtonte nga Parisi për në qytetin Limozh ka dalë nga binarët. Së paku paku tetë persona kanë vdekur dhe autoritetet frikësohen se numri i të vdekurve mund të shtohet, pasi që dhjetëra udhëtarë kanë pësuar lëndime të rënda dhe shumë

Një aksident i rëndë hekurudhor  ka ndodhur  pasditen e sotme në Francë, pasi  treni që udhëtonte nga Parisi për në qytetin Limozh ka dalë nga binarët.

Së paku paku tetë persona kanë vdekur dhe autoritetet frikësohen se numri i të vdekurve mund të shtohet, pasi që dhjetëra udhëtarë kanë pësuar lëndime të rënda dhe shumë prej tyre janë në gjendje kritike. Sipas të dhënave të kompanisë hekurudhore SNCF, në momentin e aksidentit në tren ishin gjithsej 350 udhëtarë.

Sipas medieve franceze, shumë udhëtarë kanë mbetur të ngujuar në vagonët e trenit. “Plani për alarm të kuq” u aktivizua në orën 17.23 minuta sipas orës lokale, pasi që treni në destinacionin Paris-Limozh hyri me shpejtësi të madhe në stacionin Bretanje Sur Orzh, ku për shkaqe ende të panjohura doli nga binarët dhe u nda në dy pjesë.

Autoritetet kanë ndërprerë gjithë komunikacionin hekurudhor në vendin ku ndodhi aksidenti.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar