Franca nderon gazetaren Briseida Mema

Gazetarja e AFP, Briseida Mema u nderua nga Franca me Urdhërin e Lartë “Kalorëse e Legjionit të Nderit”, titulli më i lartë që jepet nga Presidenca Franceze.  “E nderuara zonja Ambasadore, më lejoni t’u falenderoj për vlerësimet tuaja. E pranoj me përulje dhe jam krenare të mbaj titullin e Kalorësit të Legjionit të Nderit. Ju

Gazetarja e AFP, Briseida Mema u nderua nga Franca me Urdhërin e Lartë “Kalorëse e Legjionit të Nderit”, titulli më i lartë që jepet nga Presidenca Franceze. 

“E nderuara zonja Ambasadore, më lejoni t’u falenderoj për vlerësimet tuaja. E pranoj me përulje dhe jam krenare të mbaj titullin e Kalorësit të Legjionit të Nderit. Ju them sinqerisht që gjëja më e bukur dhe e rëndësishme për mua është që këtë vlerësim ta ndaj sot me kolegët e mi. Mendoj që kjo që unë kam na takon të gjithëve”, tha pas marrjes së titullit gazetarja veterane.

35 vite karrierë në fushën e gazetarisë të cilën, shprehet gazetarja, do ta zgjidhja dhe rizgjidhja si profesion pa më të voglin dyshim.

“Pasaporta ime është karta ime e shtypit, ku herë shkruhet korespondent, herë gazetar, herë reportere, që pavarësisht emërtimeve të ndryshme kanë një emërues të përbashkët, ndaj edhe përkulem me respekt përpara këtij profesioni që realisht më ka dhënë dashurinë, pasionin, forcën dhe kurajon. Jam besnike e një ideje, e një ideali. Idesë të objektivitetit dhe idealit të integritetit”, shtoi gazetarja Briseida Mema.

“Gjithcka kam bërë”, shtoi ajo, “ia detyroj atyre që kanë respektuar punën time, jashtë cdo paragjykimi, jashte cdo nacionaliteti dhe infuelence në respekt të vlerave europiane të lirisë së shtypit.

/Top Channel/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar