Franca mbështet Shqipërinë në BE

0

Ambasadorja franceze, Kristin Moro ka vizituar qytetin e Korçës nga ku u deklarua optimiste për vendimin e BE-së për Shqipërinë: “Kryeministri juaj ka qenë së fundmi në Francë ku ka takuar Presidentin e Republikës franceze. Ky takim ka kaluar në mënyrë shumë të ngrohtë dhe shumë pozitiv për Shqipërinë.

Presidenti i Francës ka thënë që Franca e mbështet Shqipërinë në rrugën e saj, ndërsa vendimi është kolektiv dhe do të merret javën që vjen nga KE-ja. Atë do ta shohim në fundjavë, ndaj urimet më të mira për Shqipërinë. Në fakt, Shqipëria nuk po ndalon duke shkuar drejt statusit të vendit kandidat”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, ambasadorja shtoi se operacioni i ndërhyrjes së policisë së shtetit është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe se ky është i pari veprim në serinë e shumë veprimeve të tjera që do të vazhdojnë në një kohë më të shtrirë në Lazarat dhe në vende të tjera.

/Luljeta Halimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here