45 shqiptarë u riatdhesuan nga Franca, pasi shkelën lejet e qëndrimit. Gjatë muajve të fundit Franca ka kthyer në Shqipëri mbi 510 shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e zonës “Shengen”. Sipas të dhënave, rreth 100 shqiptarë çdo muaj janë kthyer nga shteti francez, të cilët nuk kanë respektuar rregullin parësor, atë të qëndrimit 3-mujor
45 shqiptarë u riatdhesuan nga Franca, pasi shkelën lejet e qëndrimit. Gjatë muajve të fundit Franca ka kthyer në Shqipëri mbi 510 shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e zonës “Shengen”.
Sipas të dhënave, rreth 100 shqiptarë çdo muaj janë kthyer nga shteti francez, të cilët nuk kanë respektuar rregullin parësor, atë të qëndrimit 3-mujor në një vend të “Shengenit”.
Zv/ambasadori i Francës në Shqipëri ka deklaruar se, “shqiptarët janë kthyer në vendin e tyre pasi Shqipëria ka nënshkruar një kontratë për liberalizimin e vizave dhe në këtë kuadër, autoritetet shqiptare bashkëpunojnë me autoritetet franceze. N nuk do t’i tolerojmë shkelësit e ligjit, nuk do të tolerojmë as një grup të vogël njerëzish që të prishë imazhin e Shqipërisë në vendet tona”.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *