Gjendja e krijuar ne Shqipëri si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, ka tërhequr vëmendjen e mediave te huaja, të cilat kanë pasqyruar gjerësisht situatën e Shqipërisë. Të paktën 51 persona kanë vdekur dhe mbi 650 të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 ballë që goditi vendin. Partnerët ndërkombëtarë janë solidarizuar pas
Gjendja e krijuar ne Shqipëri si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, ka tërhequr vëmendjen e mediave te huaja, të cilat kanë pasqyruar gjerësisht situatën e Shqipërisë.
Të paktën 51 persona kanë vdekur dhe mbi 650 të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 ballë që goditi vendin.
Partnerët ndërkombëtarë janë solidarizuar pas tërmetit në Shqipëri duke ulur flamujt e tyre në gjysëm shtizë, shkruan NATO në një postim në Twiter.
Rama tha se vendet fqinje kanë ndihmuar Shqipërinë në operacionin e rimëkëmbjes ndaj tërmetit, ndërsa liderët e tjerë evropianë gjithashtu kanë ofruar ndihmën e tyre.
Kryeministri Conte ka dërguar aeroplanë me njësi speciale. Greqia tashmë është mobilizuar dhe Macron dhe Erdogan kanë konfirmuar gatishmërinë e Francës dhe Turqisë për të ndihmuar vendin. “Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi,” përfundoi Rama.
Ishte dridhja e dytë e fuqishme që goditi rajonin brenda dy muajve.
Tërmeti i së martës është përshkruar nga autoritetet si më i forti që goditi Shqipërinë në dekada.
Në 1979, një tërmet me magnitudë 6.9 goditi Shqipërinë duke lënë 136 të vdekur dhe më shumë se 1.000 të plagosur.
L.M
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *