Fotoja e pensionistit grek, biznesmeni nga Australia i ofron ndihmë

Fotoja e një pensionisti grek të ulur në tokë, i cili kishte shpërthyer në lot nga pritja e gjatë, e kotë dhe e lodhshme para bankës pa mundur të marrë pensionin e tij, ka bërë që shumë njerëz në botë të ndjenin dhembshuri dhe ta shihnin atë si një element i fortë i krizës së

Fotoja e një pensionisti grek të ulur në tokë, i cili kishte shpërthyer në lot nga pritja e gjatë, e kotë dhe e lodhshme para bankës pa mundur të marrë pensionin e tij, ka bërë që shumë njerëz në botë të ndjenin dhembshuri dhe ta shihnin atë si një element i fortë i krizës së thellë që ka pushtuar Greqinë.

Pasi kjo foto bëri xhiron në të gjithë botën falë internetit, për këtë pensionist erdhi një ndihmë e papritur nga një vënd i largët siç është Australia. Kjo foto u pa nga një sipërmarrës me origjinë greke i quajtur James Koufos, i cili ka vendosur t’i vijë në ndihmë të moshuarit të pashpresë, duke i paguar për 12 muaj pensionin. Biznesmeni ka kërkuar ndihmën e miqve të tij për të ndihmuar pensionistin grek.

Biznesmeni shkruan në Facebook se:” 170 euro në muaj? Unë do t’i jap 250. Sepse nuk do të lejoja kurrë që të shoh në gjëndje të tille një grek krenar që ka punuar fort gjithë jetën, të vuaj dhe të vdes urie”. Ai kërkon ndihmë për të kontaktuar me pensonistin në mënyrë që ta ndihmojë.

/Rovena Mydini/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar