Foshnjë me “tre prindër”

Foshnjë me “tre prindër”

Britania do të bëhet vendi i parë në botë që ofron mundësinë e polemizuar të “tri prindërve” në trajtimin e fertilitetit për familjet që duan të shmangin trashëgiminë e  sëmundjeve të pashërueshme tek fëmijëve të tyre. Por metoda  është vetëm në fazën kërkimore në laboratorët në Britani. Ky trajtim  do të përfshijnë fekondimin  e  embrioneve

Britania do të bëhet vendi i parë në botë që ofron mundësinë e polemizuar të “tri prindërve” në trajtimin e fertilitetit për familjet që duan të shmangin trashëgiminë e  sëmundjeve të pashërueshme tek fëmijëve të tyre. Por metoda  është vetëm në fazën kërkimore në laboratorët në Britani. Ky trajtim  do të përfshijnë fekondimin  e  embrioneve të modifikuara gjenetikisht tek gratë.

Bëhet fjalë për ndërhyrje në procesin e fekondimit  për të hequr ADN meta mitokondriale, e cila mund të shkaktojë sëmundje të trashëguara, të tilla si probleme fatale të zemrës, mëlçisë, çrregullime të trurit, verbim dhe distrofi muskulare.

Trajtimi njihet si fertilizim in vitro (IVF) me “tre prindër”, sepse pasardhësit do të ketë gene nga një nënë, një baba dhe nga një donator femër. Metoda është dizenjuar që t’u vijë në ndihmë familjeve me sëmundje mitokondriale, që prek mesatarisht një në 6.500 foshnja në mbarë botën.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar